Bashkimi Europian ka rënë dakord për një paketë të njëmbëdhjetë sanksionesh ndaj Rusisë, mes tyre edhe ndalesat e eksporteve ndaj vendeve të treta që ndihmojnë Kremlinin në anashkalimin e kufizimeve ekzistuese, përfshi përdorimi i cisternave nga vende të tjera për të transportuar naftë ruse ndaj porteve europiane.
Importues të produkteve të hekurit dhe celikut gjithashtu do të përballen me kufizime më të rrepta përsa i përket lëndëve të para të përpunuara në vende të treta.
Atyre do iu duhet të dëshmojnë se këto lëndë nuk e kanë origjinën në Rusi. Paketa e 11 do të lejojë BE-në të kufizojë shitjen, furnizimin, transferimin apo eksportimin e mallrave dhe teknologjisë së sanksionuar ndaj disa veneve të treta.
BE gjithashtu ka shtuar 87 subjekte në listën e atyre që pretendohet se mbështesin fushatën ushtarake të Rusisë në Ukrainë.
Në paketën e re të sanksioneve, BE gjithashtu ka parashikuar adresimin e fushatës manipuluese dhe keqinformuese ruse që, sipas një njoftimi në faqen e Këshllit Europian, synon destabilizmin e vendeve fqinjë të federatës si dhe BE-së.
Këshilli ka vendosur pezullimin e licensave të transmetimit për tre media të tjera, që janë Russia “Today Balkan”, Oriental Revie, Tsargrad, New Eastern Outlook dhe Katehon.
“Russia today Balkan” është një kanal rus që vepron dhe transmeton nga territori i Serbisë.