• Lajme kombëtare

Ligji për Informimin Publik, Manja: Do rrisë transparencën, shqyrtojmë pretendimet për kërkesa abuzive

Gjirokastra 11 Prill 2023

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka deklaruar se Ligji për të Drejtën e Informimit do të rrisë transparencën e autoriteteve publike në vendimmarrje. Në fjalën e tij në tryezën me ekspertë të fushës, ministri u shpreh se ky ligj është i shoqëruar nga një paketë shumë e rëndësishme. Manja u shpreh më tej se në momentin që pr.ligji u hodh në faqen e Ministrisë së Drejtësisë për konsultim publik, ka patur pretendime për kërkesa abuzive, të cilat sikurse theksoi ai, do të merren në shqyrtim.

Do duhet të fokusohemi te problematikat që shoqëria civile dhe mediat kanë ngritur pasi ne e publikuar ligjin për konsutim publik. Ne kemi mbështetur këto ndryshime, propozime te zyrës së komisionerit.

Vinte një moment kur komisioneri merrte një sanksion për mosdhënien e informacionit, por ky sanksion nuk zbatohej. Ka patur pretendim për kërkesa abuzive. Komisioneri dhe ministria jonë do e diskutojnë dhe këtë problem pasi ne kemi hedhur pr.ligjin për konsultim publik. Mund të mos biem dakord, por diskutimi të jetë shterues.

Dua që të mos jemi, të mos fokusohemi në skemën klasike të prezantimit të ndryshimeve. 17 tryeza të konsultimit publik ka bërë komisioneri, kjo është e 18-ta.

Rritja e transparencës e autoriteteve publike në vendimmarrje është thelbi i këtij pr.ligji.

Ky ligj duhet zbatuar në praktikë., që të mos ketë përplasje kam sjellë kërkesë për informacion dhe nuk marr informacion”, tha Manja.

Ndërsa Komisioneri Shtetëror, Besnik Dervishi u shpreh se sasia dhe cilësia e informacioneve ka ardhur në rritje, ndonëse ka patur dhe problematika.

Ai bëri me dije se sa i përket procesit për mbrojtjen e të dhënave personale, puna është drejt përfundimit, ndërsa theksoi “Shpresojmë që paketa të përfundojë dhe të miratohet sa më shpejt”.

Edhe mund të jetë vonuar sepse disa problematika janë hasur shumë shpejt, i kemi diskutuar. Por e rëndësishme është që sot jemi bashkë për të diskutuar dhe finalizuar këtë projekt. Nuk është mirë që të nxitohemi që pas 6 muajsh ti ndryshojmë.  Ato ndryshime që bëjmë t’i bëjmë të pjekura. Ky ligj nuk është i vetëm. Është i shoqëruar nga një paketë shumë e rëndësishme”, shtoi ai, teksa bëri me dije më tej se pranverën e ardhshme, zyra e Komisionerit do të jetë organizatorja e konferencës së 15-të botërore për të drejtën e informimit, që është forumi më i madh botëror në këtë fushë.