• Gjirokastër

Lëvizja në Kakavi,takim midis krerëve të Policive Kufitare të vendit tonë dhe Greqisë

Gjirokastra 09 Gusht 2023

Në takimin e mbajtur midis drejtorit të departamentit të kufirit dhe migracionit Saimir Boshnjaku dhe homologut të tij grek Ioannis Stavrakakis në qendrën e bashkëpunimit policor doganor ndërkufitar në Kakavijë u vu theksi dhe rëndësia në menaxhimin sa më të mirë të situatës në pikat e kalimit kufitar mes dy vendeve në kuadër të këtij sezoni veror.Në prononcimin e tij për mediat drejtori i departamentit të migracionit dhe kufirit Saimir Boshnjaku citoi se bashkëpunimi midis dy shteteve fqinjë do të vijojë më së miri në dobi të qytetarëve.
Në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës situata paraqitet e qetë ku gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë 4355 shtetas dhe kanë dalë 2837 shtetas.