• Gjirokastër

Largohet nga jeta Lefter Kondo, Emblema e kulturës në Dropull

Gjirokastra 06 Tetor 2023

Ndahet nga jeta Lefter Kondo, një nga specialistët më të mirë të folklorit në bashkinë Dropull, themelues e drejtues për 30 vite i anasamblit që mban të njëjtin emër. Lefter Kondo radhitet nga ata punonjës kulture të cilët kontribuan, jo vetem në mbrojtjen e folklorit të komunitetit grek, por edhe të vendosjes e shpalosjes së tij në aktivitete të shumta folklorike me karakter kombëtar e ndërkombëtar, duke u bërë kështu faktor pozitiv në ndërtimin e raporteve miqëore mes artistëve popullorë shqiptarë e minoritarë. Bashkëpunëtorë të tij ndër vite e portretizojnë Lefterin si

Gjatë periudhës 1990-2010 Kondo iu përkushtua edhe gazetarisë, ku shkroi në gazetat e minoritetit ndërsa për afro 8 vite ishte redaktor i emisionit greqisht në Radio Gjirokastra. Kondo ka lënë pas edhe 2 libra “Mirëmëngjes Dropull” dhe “Objektet e trashëgimisë kulturore, objektet e kultit, të arkitekturës, dhe kostumografisë”, kushtuar vendlindjes së tij.

Leftër Kondo, kjo figurë e spikatur e menaxhimit të vlerave folklorike, është vlerësuar nga bashkitë Dopull e Gjirokastër më titullin “Qytetar Nderi”.