Kzaz nr.81 bashkia Libohovë ka nisur përgatitjet për zgjedhjet lokale që do mbahen në datën 14 Maj.Aktualisht për listat shumëemërore të kandidatëve për këshill bashkiak janë regjistruar 7 subjekte politike dhe dy kandidatë për kryetar bashkie të cilët janë Leonard Hide nga Partia Socialiste dhe Adil Xhelili nga koalicioni Bashkë Fitojmë.Lidhur me ecurinë e këtyre përgatitjeve është shprehur anëtari i kësaj KZAZ-je Rahim Skënderi për mikrofonin e RTSH Gjirokastra.Skënderi ndërkaq ka shtuar se Partia Demokratike me kryetar të komanduar zotin Enkelejd Alibeaj ka shënuar mangësi në dokumentacion dhe i është dhënë një afat kohor prej 24 orësh për t’i plotësuar.
Në KZAZ nr.81 Bashkia Libohovë janë 9 qendra votimi ku 6 prej tyre ndodhen në zonat rurale dhe janë të regjistruar 5882 votues.
- Gjirokastër
KZAZ nr.81 në Bashkinë Libohovë nis punën për zgjedhjet e 14 Majit. Janë regjistruar 7 subjekte politike dhe 2 kandidatë për kryetar bashkie.

Gjirokastër
Më shumë
- Gjirokastër
Lugina e Drinos dhe Trashëgimia Religjoze / Bukuria që “fshihet” në Dr...

- Gjirokastër
Projekti për mbrojtjen e tokave bujqësore nga erozioni në brigjet e Dr...

- Gjirokastër
Shkolla gjuhësore “Pandeli Sotiri” këtë vit mësimor ka pri...

- Gjirokastër