• Tepelenë

KZAZ nr. 79 Bashkia Tepelenë nis punën për zgjedhjet e 14 Majit

Gjirokastra 29 Mars 2023

Kzaz nr.79 Bashkia Tepelenë ka nisur punën përgatitore për zgjedhjet lokale të 14 Majit ku janë regjistruar 12 subjekte politike dhe 3 kandidatë për kryetarë bashkie të cilët janë Tërmet Peçi nga Partia Socialiste, Baftjar Imeri nga koalicioni Bashkë Fitojmë dhe Sokol Guga nga Partia Demokratike.Lidhur me këtë ecuri është prononcuar për mikrofonin e RTSH Gjirokastra kreu i kësaj KZAZ-je Xhafer Meçe.
Kzaz nr.79 Bashkia Tepelenë ka 23 qendra votimi dhe 12730 votues.