Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka folur për minimumin jetik në Shqipëri, gjatë një interpelance të thirrur nga deputeti Bujar Leskaj.
Manastirliu tha se nuk ka një metodë të unifikuar për të përcaktuar minimumin jetik, pasi vende të ndryshme operojnë me modele dhe politika të ndryshme të mbrojtjes sociale.
“Për caktimi zyrtar i minimumit jetik merret përmes kushteve të ndryshëm. Disa përllogarisin si referencë pagën minimale, disa të tjerë dhe përftimet që vijnë nga mbrojta sociale. Pra nuk ka një uniformizim. Vende të ndryshme operojnë në mënyra të ndryshme për matjen e një minimumi jetik. Shqipëria ka të përcaktuar agën minimale në rang veni duke u siguruar që të rrisë atë në vijimësi,. Ku në prill do shkojë 40 mijë lekë. Shpërndarja e përfitimit të ndihmës ekonomike mbulon 82.5 % nga dy grupet e para të popullatës më në nevojë”, tha Manastirliu.
Gjithashtu ministrja tha se me masat e marra efektiviteti i mbështetjes së familjeve në nevojë është rritur. Lidhur me fondin e ndihmës ekonomike, Manastirliu tha se për 2023 është 7.2 miliardë lekë.
“Risku për të qenë të varfër është 70 % te grupi i familjeve me intensitet të ulët punësimi, ku Shqipëria ka shifrën më të ulët në rajon. 7.2 mld lekë fondi i ndihmës ekonomike për 2023 për të ndihmuar familjet në nevojë. Në fillim të 2023 kemi mbështetur 1 milionë qytetarë nëpërmjet pakos së madhe ku kanë përfituar edhe familjet me ndihëm ekonomike dhe gratë kryefamiljare. Indikatori kryesor që na thotë ne për mbështetjen janë të dhënat e INSTAT me metodologjinë e Eurostat. Efektiviteti i mbështetjes së familjeve në nevojë është rritur. Ky besoj se është matësi më i mirë”, tha Manastirliu.
Por deputeti Leskaj tha se qeveria ka refuzuar qëllimisht të mos llogarisë minimumin jetik.
‘Nuk ju përgjigjet asaj që doja unë. Unë ju pyeta për minimumin jetik dhe jo për punën në ministrinë që ju drejtoni. Minimumi jetik është baza. Jam i shqetësuar sepse ne jemi vendi i vetëm në Europë që nuk ka në legjislacion minimumin jetik. Qeveria refuzoi llogaritjen e minimumit jetik pasi nisët të ëndërroni që në 2016 me investime 1 mld euro me PPP”, tha Leskaj.