• Gjirokastër

Kurset profesionale, rritet interesi nga të rinjtë

Gjirokastra 17 Maj 2023

Prej vitesh qendra e Formimit Profesional Publik Gjirokastër  u vjen në ndihmë të rinjëve, por jo vetëm me mundësinë e marrjes së një profesioni në disa fusha të ndryshme , si në hoteleri,  turizëm , kuzhinë, hidraulik, mekanik  etj.  Rudina Hajredini, përgjegjëse e njësisë së zhvillimit , thotë se interesi për të marrë bazat e një profesioni nga të rinjtë, vitet e fundit është shtuar, ku kërkesë  të lartë kapatur për  afësimin dixhital . Sipas Hajredinit, 255 është numri i kursantëve, që përgatiten për të dalë në tregun e punës së shpejti, ku 219 nga këta janë punëkërkues të papunë.

Znj. Hajredini thekson se kjo qendër ka një bashkëpunim të mirë edhe me biznesin, pasi ka një interes të shtuar nga ana e tyre për fuqi punëtore

E çertifikuar nga ministria e ekonomisë dhe financave , të gjithë kursantët në përfundim të ciklit mësimor pajisen me çertifikatë. Mosha e kursantëve në qendër varion nga 16  deri në 60 vjeç. Ajo që vlen të theksohet është se të gjithë të papunët që bëhen pjesë e një trajnimi në këtë qendër e marrin falas, pjesa tjetër në varësi të profesioneve.