• Lajme kombëtare

Kumbaro: Mbetjet në kosh për të ruajtur mrekullinë e vijës bregdetare!

Gjirokastra 12 Gusht 2023

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ripërsëriti të shtunën thirrjen e saj për ruajtjen e një mjedisi të pastër në Shqipëri.

Zonja Kumbaro ndau në rrjetet sociale një spot sensibilizues, ku kujton se “i bukur bregdeti është veçse i pastër”.

“Sidomos tani në kulm të sezonit i del detyrë gjithsecilit që të mos ua vështirësojë punën ekipeve të pastrimit në plazhe! Mbetjet në kosh, për t’ia ruajtur mrekullinë vijës bregdetare”, tha ministrja në statusin e saj.

Edhe më herët, ministrja Kumbaro ka deklaruar se nevojitet ndërgjegjësim, edukim, komunikim, por edhe ndëshkim me gjoba për disiplinimin e situatës së pastrimit të mbetjeve. Sipas saj, në këtë proces, është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi me bizneset.

Gjatë sezonit veror bashkitë bregdetare asistohen me një operator shtesë pastrimi përmes Agjencisë Kombëtare të Bregdetit.