Ministrja Mirela Kumbaro ia dedikoj këto zgjedhje të gjithë banorëve të qarkut Gjirokastër, të cilët pavarësisht ndasive politike,besuan dhe mbështetën programet e kandidatëve të partisë socialiste.Kumbaro tha se ndihet krenare, që fal votëbesimit të qytetarëve ,4 prej kryebashkiakëve të qarkut Gjirokastër, renditen në 10 me të preferuarit.
Në këto zgjedhje partia socialiste ka marrë një rezultat spektakolar jo vetëm në qarkun e Gjirokastrës, por në të gjithë vendin.Në qarkun jugor PS fitoj 6 njësi vendore,ndërsa koalicioni “Bashkë Fitojmë” 1. Ndërsa përsa i përket mandateve për këshilla bashkiak,në rang qarku PS arriti të marrë 74 mandate , “Bashkë Fitojmë” 19 dhe PD 9.