• Gjirokastër

“Kult Art” në edicionin e 5-të, Larmi aktivitetesh në qytetin e gurtë.

Gjirokastra 27 Shtator 2023

Fundjava do të shënojë  edicionin e 5-të të Panairit Kult – Art në qytetin e gurtë. Gjirokastra do të mirëpresë në këtë event rreth 60 artizanë nga Shqipëria, por edhe Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut të cilët do të prezantojnë në pazarin karakteristik punimet e krijuara nga duart e tyre të arta. Drejtori i TID Gjirokastra Albert Haloçi zbulon gjithashtu se një sektor tjetër i këtij panairi do të jetë edhe kulinaria, ku përveç gatimeve apo prodhimeve bio të zonës, që do të ekspozohen, shefat e kuzhinës tradicionale do të jenë në dispozicion të turistëve për të përgatitur së bashku gatimet e veçanta e plot shije. Ditët dhe netët që prej 29 gushtit deri në 1 shtator do të jenë të mbushura dhe me aktivitete kulturore, ku do të mbizotërojë  polifonia dhe muzika qytetare.

Kult-Art është një event i përvitshëm që vjen në Gjirokastër si organizim i TID Gjirokastra, AADF dhe Bashkisë Gjirokastër, me një larmi aktivitetesh duke promovuar vlerat e trashëgimisë kulturore.