• Lajme kombëtare

Kthjellime dhe temperatura të larta, sa do shënojë termometri sot

Gjirokastra 28 Gusht 2023

Gjatë ditës së sotme, moti do të nisë me kthjellime. Vranësira më të shpeshta do të ketë në verilindje, duke sjellë kështu reshje shiu.

Temperaturat minimale në mëngjes do të regjistrohen në vlerën 17 gradë, ndërsa në mesditë termometri do të shënojë vlerën 35 gradë Celsius.

Era do të fryjë me një shpejtësi mesatare 40 kilometra në orë, duke bërë që në brigjet e Adriatikut dhe Jonit të krijohet dallgëzim 2-3 ballë.