Ksamili vitet e fundit është kthyer në një nga asetet më të vizitueshme nga shumë turistë që vijnë nga shumë vende të botës.
Veç kësaj Ksamili dhe plazhet e tij të bukura tashmë është kthyer vitet e fundit në destinacion të preferuar nga të huajt për të kryer rituale dhe ceremoni martesore.Një rast ishte me Masimilianon dhe Gabrielan çifti italo-venezuelian i cili kurorëzoi dashurinë e tyre në brigjet e detit Jon.Këta të fundit e realizuan dasmën një vit pas ardhjes së tyre në Ksamil dhe e kishin për herë të parë.Ata rrëfejnë mbresat për vendin tonë duke pohuar se është hera e dytë që kanë ardhur në Ksamil dhe këto bukuri i kanë nxitur ata të realizonin martesën e tyre në Shqipëri.
“Shqipëria është një vend i mrekullueshëm.
Ja rekomandoj të gjithëve sepse njerëzit janë shumë të mirë.Vendi është i shkëlqyer dhe atmosfera po ashtu.Mos mendoni vetëm çmimet por besoni në ngrohtësinë dhe dashurinë qe dhurojnë shqiptarët.Ja u këshilloj 100 përqind.”
“Kemi një vit që e njohim Shqipërinë dhe u dashuruam me këtë vend,me ujin,me njerëzit që të presin dhe të bëjnë të ndihesh si në shtëpinë tënde.Është një mrekulli duke parë këtë natyrë por dhe njerëzit që mund të organizojnë të tilla evente.”
Jeton Bollati,organizatori i eventit shprehet për interesin nga ana e të huajve për të kryer ceremoniale të tilla në destinacione turistike siç është Ksamili.
Një prej sipërmarrësve të restoranteve në Ksamil,Astrit Oruçi shprehet se çdo vit realizohen evente nga ana e turistëve pasi vlerësojnë bukuritë që mbart zona e bregdetit shqiptar.
Ksamili dhe plazhet e tij janë konsideruar nga mediat e huaja si Maldivet e Europës.