• Gjirokastër

Kryetari i Partisë Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen, zoti Kristaq Kiço, ka ndërmarrë këto ditë një tur takimesh me drejtues të pushtetit vendor në disa bashki të qarqeve Vlorë dhe Gjirokastër , në kuadër të fillimit të proçesit të Rregjistrimit të Popullsise dhe Banesave.

Gjirokastra 21 Shtator 2023

Forca politike që ai drejton kërkon respektimin me rigorozitet të ligjit , por edhe të konventave evropiane në lidhje me Censusin 2023.

Ja si shprehet ,zoti Kiço, për televizionin tonë përsa i përket kësaj çështjeje.

Duke folur për Televizionin Gjirokastra, kryetari i njërës prej partive që veprojnë politikisht në minoritet, kërkon që banorët të marrin pjesë masivisht në Censusin 2023 dhe të deklarojnë lirshëm identitetin etnik, besimin fetar ,si dhe gjuhën amtare.

Gjithashtu, u bën apel të gjitha palëve që të ulin tonet dhe dënon thirrjen nacionaliste, ngado që vijnë.

Edhe në Rregjistrimin e Popullsisë të vitit 2011, Partia Mega u kishte bërë thirrje banorëve të merrnin pjesë në këtë proçes, duke qënë kundër bojkotit.