• Gjirokastër

Kryeministri Rama në Gjirokastër,inspekton punimet në Sheshin e Çerçizit

Gjirokastra 27 Tetor 2023

Në Gjirokastër ka ardhur kryeministri i vendit Edi Rama i cili nisi ditën me inspektim në disa nga projektet infrastrukturore që po zbatohen në qytetin e gurtë.I shoqëruar nga kreu i bashkisë Flamur Golemi dhe ministrja e turizmit e njëherazi deputete Mirela Kumbaro inspektuan investimin e projektit për rivitalizimin e sheshit Çerçiz Topulli projekt ky investim i Fondit Shqiptar të Zhvillimit.Këta të fundit i vlerësojnë këto punime me impakt pozitiv në shërbim të komunitetit.