Kryeministri hungarez Viktor Orban ka mbërritur këtë të premte në Tiranë. Kryeministri hungarez është pritur me një ceremoni zyrtare nga homologu i tij, Edi Rama.
Pas ekzekutimit të himneve kombëtare të dy vendeve, dhe përshëndetjes së dy liderëve me delegacionet e vendeve përkatëse, Rama dhe Orban kanë vijuar takimin në Kryeministri.
Në orën 10:30, do të nënshkruhet marrëveshja dypalëshe dhe në orën 10:40, Kryeministri Edi Rama së bashku me homologun hungarez do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për shtyp.
Më pas, Orban pritet të takohet gjithashtu edhe me Kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikollën.
Orban do të shoqërohet në këtë vizitë nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Peter Szillarto dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Marton Nagy.