• Gjirokastër

Kryebashkiaku Golemi pret nxënësit e shkollës “Frymë Dashurie”

Gjirokastra 03 Janar 2024

Me rastin e festave te fundvitit ishin nxenesit e shkollës Frymë Dashurie që përcollën mesazhin e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri në zyrën e kryetarit të bashkisë Gjirokastër Flamur Golemi.Fëmijët ngrohëm atmosferën nëpërmjet këngëve tradicionale të festave kolendrave të cilat janë një rit tradicional për këtë rast.Kryebashkiaku Golemi falenderoi fëmijët duke shtuar se dera e bashkisë është e hapur për fëmijët pasi janë e ardhmja.
Drejtori i shkollës “Frymë dashurie” Thodhori Qesko u shpreh se festat e fundvitit janë momente që përcjellin mesazhin për një botë më të mirë.
Gjirokastra ka hyrë në atmosferën festive të vitit te ri nëpërmjet aktiviteteve të larmishme.