Një prej figurave më të njohura të poezisë shqiptare Arben Duka u përkujtua nëpërmjet një mbrëmjeje poetike të titulluar “Kristale të thyer” në vendin e tij të origjinës në Odrie.Ky aktivitet i iniciuar nga Bashkia Gjirokastër dhe grupi “Miqtë e poezisë” u realizua nën praninë e familjarëve,miqve dhe dashamirësve të krijimtarisë së poetit Duka.
Gjatë eventit të pranishmit u shprehën lidhur me vlerat që poeti Duka përcolli nëpërmjet vargjeve të tij tek lexuesit
Në emër të familjes përshëndeti bashkëshortja e të ndjerit Pranvera Duka duke cituar ndërkaq se poeti Arben Duka ishte një ndërthurje e vlerave artistike dhe atyre njerëzore duke u cilësuar si poeti i popullit
Në këtë aktivitet u recituan vargje të shkruara nga poeti Duka nga të pranishmit duke ngjallur emocione te forta.
Poeti Arben Duka ka botuar mbi 50 vëllime poetike dhe ka shkruar mbi 3500 tekste këngësh ku ka konkurruar dhe në festivalet e këngëve duke marrë dhe çmime.Arben Duka u nda nga jeta para dy vitesh në moshën 64 vjeçare.
- Gjirokastër
Kristale të thyer,aktivitet për nder të poetit Arben Duka

Gjirokastër
Më shumë
- Gjirokastër
Lugina e Drinos dhe Trashëgimia Religjoze / Bukuria që “fshihet” në Dr...

- Gjirokastër
Projekti për mbrojtjen e tokave bujqësore nga erozioni në brigjet e Dr...

- Gjirokastër
Shkolla gjuhësore “Pandeli Sotiri” këtë vit mësimor ka pri...

- Gjirokastër