Komisioni Qendror Zgjedhor do të marrë sot (4 prill) në shqyrtim miratimin e listave shumëemërore të Partisë Socialiste, dhe Partisë Lëvizja e Legalitetit për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të 14 majit.
Po ashtu, në mbledhjen që do të mbahet në orën 16:00, KQZ do të marrë në shqyrtim gjithashtu kërkesat për miratimin e listave shumëemërore të këshillit bashkiak të Tiranës për dy subjekte zgjedhore, “Drejtësi, Integrim dhe Unitet” dhe “Partia Konservatore”.
Ndërkohë në mbledhjen e 3 prillit, KQZ vendosi mosregjistrimin e listës shumëemërore për anëtarë të këshillit bashkiak të Tiranës për “Frontin e Majtë”, pasi siç u bë me dije, disa prej emrave të listës shumemërore kanë rezultuar edhe në listat shumemërore të një subjekti tjetër zgjedhor, nuk respektonte kuotën gjinore dhe numrin e kandidatëve në listë.
Po ashtu, KQZ miratoi listat shumëemërore të kandidatëve për anëtarë këshillash bashkiakë për subjektet zgjedhore si më poshtë:
- “Aleanca Arbnore Kombëtare”, për bashkitë Tiranë, Korçë dhe Lezhë;
- “Partia Aleanca Demokratike e Shqipërisë”, për bashkinë Lezhë;
- “Aleanca Demokristiane e Shqipërisë”, për bashkinë Tiranë;
- “Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet”, për bashkinë Lushnjë;
- “Aleanca Liberale e Djathtë”, për për bashkitë Durrës, Fier, Kamëz, Lezhë, Lushnjë, Shkodër dhe Tiranë;
- “Lëvizja Bashkë”, për bashkinë Tiranë;
- “Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve”, për bashkinë Lezhë;
- “Ardhmërija Shqiptare”, për bashkitë Durrës dhe Lezhë;
- “Partia Kristian Demokrate e Shqiperise”, për bashkinë Lezhë;
- “Partia Republikane Shqiptare”, për bashkitë Berat, Durrës, Elbasan, Fier, Lezhë, Lushnjë, Shkodër, Tiranë, Vlorë, Kamëz dhe Korçë;
- “Partia Unitetit Kombëtar”, për bashkinë Lezhë;
- “Bindja Demokratike”, për bashkinë Elbasan;
- Z. Lazjon Vangjel Petri, si kandidat i propozuar nga zgjedhësit për anëtar të këshillit bashkiak, Bashkia Korçë;