• Gjirokastër

Kostandini dhe Dhoqina” në bedanat e Kalasë / Grupi i Zagorisë risolli baladën 5 shekullore

Gjirokastra 07 Korrik 2023

Zagoritët e polifonisë i bashkuan sërish zërat duke sjellë në skenën e Festivalit Folklorik Kombëtar një baladë 500 vjeçare, pikërisht atë të “Konstandinit dhe Dhoqinës”, një nga perlat e folkloristikës shqiptare, që zanafillën e merr nga legjendat dhe mitet për besën e dhënë. Kjo baladë bazën e ka tek folklori i arbëreshëve të Italisë, por e kënduar brez pas brezi në Labëri. Zagoritët me pak ndryshime këtë herë e kënduan baladën si “visarin” e tyre
Zagoria dhe polifonia në këtë zonë lidhen ngushtësit me emrin e Tefta Dudës, kengetares “prijëse e parë ” e polifonisë zagorite, që me ‘Këngën e Kurbetit”, të kënduar këtu e 5 dekada më pare mbeteti “ hiti i përjetshëm” i këngës zagorite.Tefta që ende e këndon këngën këtë herë në moshë të thyer e përcolli festivalin dhe grupin e Zagorisë me emocionin e madh që gjurmët edhe kënga zagorite nuk po ndalet,e shkojnë gojë më gojë e brez më brez..
Zagoria më artistët dhe krijuesit e saj gjithmonë ka sjellë në skenën e festivalit motive dhe gjurmë autoktone të krijimtarisë popullore. Zona i ka dhënë kulturës gjirokastrite dhe asaj kombëtare ,figura e personalitete të artit dhe krijimtarisë popullore