Nën tingujt e daulleve u ngjit në skenën e festiavalit grupi i shqiptarëve të Kosovës. Ishin rreth 80 artistë nga treva të ndryshme të saj , që u bënë pjesë e natës së 4 të këtij eventi madheshtor me performancat e tyre . Këngëtarë , valltarë, instrumetistë, përmes një programi të larmishëm sollën vlerat më të mira të folklorit , por edhe kostumet tradicionale, që të rinjtë ë veshin me krenari.
Drejtuesi i grupit Mehmet Xhemali ,shprehet se është një bërë një pune e madhe për të patur përfaqësim nga të gjitha trevat e Kosovës.
Nga skena e kalasë qytetit të gurtë, grupi i shqiptarëve te Kosoves, tregoi se i ruan dhe i trashëgon ende ritet ,zakonet ,këngët dhe vallet tek brezi i ri.