115 vjetori i çeljes së shkollës së parë shqipe në zonën e Tepelenës ishte ne fokus të aktivitetit të mbajtur në Teqenë e Koshtanit nga Kryegjyshata botërore në bashkëpunim me bashkinë Memaliaj dhe zyra vendore arsimore Tepelenë dhe Memaliaj.Në këtë teqe monument kulture i kategorisë së parë është hapur kjo shkollë në 15 Tetor të vitit 1908 nën drejtimin e Baba Ahmet Koshtanit dhe mësuesve Ibrahim Selimi,Qamil Rustemi dhe Mulla Hasimi.Ky event u zhvillua në praninë e autoriteteve të pushtetit vendor,klerikë fetarë si dhe personalitete të fushës së arsimit.Këta të fundit janë shprehur lidhur me rëndësinë që kjo teqe ka për historinë dhe arsimin në këtë trevë.
Një moment kulmues gjatë këtij takimi ishte dorëzimi nga rektori i universitetit Eqrem Çabej dhe njëherazi bir i fshatit Koshtan Bektash Mema i vulës së kësaj teqe e vitit 1930.Në fjalën e tij Mema është shprehur se hapja e muzeut të arsimit në Koshtan është domosdoshmëri dhe të tilla relika si kjo vulë janë vlerë që mbartin histori.
Besimtarët e pranishëm me këtë rast përcollën dhe urimet duke shtuar se besimi është identitet dhe traditë.
Teqeja e Koshtanit është themeluar në vitin 1807 prej baba Sadikut i ndihmuar nga baba Shememi Babai i Krujës. Ajo ka qenë një qendër e rëndësishme në krahinën e Tepelenës, krahas përhapjes së bektashizmit, por edhe për rolin që ka luajtur në Rilindjen Kombëtare Shqiptare.
- Tepelenë
Koshtan,përkujtohet 115 vjetori i shkollës së parë shqipe në trevën e Tepelenës
