• Lajme nga bota

Koreja e Veriut pretendon se ka testuar një dron nënujor me aftësi bërthamore

Gjirokastra 24 Mars 2023

Koreja e Veriut ka bërë të ditur se ka testuar një dron nënujor që mund të shkaktojë një cunami radioaktiv.

Agjencia e lajmeve të vendit komunist KCNA raportoi se arma sekrete ishte lëshuar në ujërat e provincës së Hamgying-ut jugor. 

Pajisja lëvizi nën ujë për 59 orë në një thellësi nga 80 në 150 metra dhe më pas shpërtheu në bregun lindor të vendit.

E quajtur cunami, arma e re është projektuar të sulmojë mjete detare dhe porte armike duke shkaktuar një valë radioaktive të një shkalle shumë të lartë. 

Ky dron nënujor për sulme bërthamore mund të dislokohet në çdo breg dhe port ose të tërhiqet nga një anije për veprime, bëri të ditur KCNA.

Testi u mbikëqyr nga lideri Kim Jong Un, i cili tha se kjo mund të shërbente si paralajmërim për SHBA-në dhe Korenë e Jugut që ato të kuptojnë se aftësia e pakufizuar bërthamore e vendit të tij po zhvillohej me ritme të shpejta.

Tensionet në gadishullin korean janë përshkallëzuar ndërsa SHBA dhe Koreja e Jugut përfunduan të mërkurën stërvitjen më të madhe të përbashkët ushtarake të pesë viteve të fundit. 

Presidenti i Koresë së Jugut Yoon Suk-Yeol tha të premten se ai do të sigurohej që Peniani të paguante çmimin e provokimeve të pakujdesshme.