• Gjirokastër

Korça mbyll natën e katërt të festivalit folklorik kombëtar,60 artistë elektrizuan atmosferën

Gjirokastra 29 Qershor 2023

Qarku i Korçës mbylli natën e katërt të festivalit folklorik kombëtar duke elektrizuar atmosferën e krijuar.Grupi përfaqësues i këtij qarku përmbante një larmishmëri të theksuar duke iu përmbajtur folklorit,traditës dhe kulturës që kjo zonë mbart.Nuk munguan tingujt e sazeve të luajtura me finesë nga mjeshtrat e njohur të klarinetës si Aleks Xhelili dhe Zhani Struga,zërat brilantë të këngëtarëve si Endri Fifo,Avni Lushka,Spiro Gramozi si dhe valltarët e ansamblit Skënderbeu dhe të Kolonjës që tërhoqën vëmëndjen e spektatorëve të shumtë të cilët i duartrokitën pafund.Rëndësi iu dhanë dhe komuniteteve etnogjuhësore të kësaj treve si vllah dhe i zonës së Pustecit që performuan në gjuhët respektive duke e bërë performancën e qarkut më interesante.Hapësirë të veçantë iu dha ndërkaq dhe muzikës popullore qytetare
Artistët pjesmarrës u shprehën të emocionuar që pas shumë vitesh iu rikthyen skenës magjike të këtij festivali.
Udhëheqësi artistik i grupit të qarkut të Korçës mjeshtri i madh Josif Minga është shprehur lidhur me impaktin që kjo performancë solli te publiku dhe te ndikimi që këto tradita të përcillen ndër breza.
Grupi i qarkut të Korçës u përfaqësua me 60 pjesmarrës në të gjitha trevat e saj duke krijuar një mozaik të vërtetë tradicional folklorik.