Shërbimet e Policisë monitorojnë pandërprerë akset rrugore, me pajisje të logjistikës bashkëkohore, me qëllim evidentimin e shkeljeve që janë burim aksidenti.Gjatë një jave, është arrestuar në flagrancë 1 drejtues mjeti për drejtim automjeti nën ndikimin e alkoolit dhe janë proceduar në gjendje të lirë 3 drejtues automjetesh për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe drejtimi automjetit në mënyrë të parregullt. Gjithashtu, është pezulluar 1 leje drejtimi. Si rezultat i monitorimit të akseve rrugore të qarkut, me shërbime të shtuara dhe me pajisje të logjistikës bashkëkohore:
•Janë ndëshkuar 168 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;
•Janë ndëshkuar 31 drejtues automjetesh, për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
•Janë ndëshkuar 316 drejtues automjetesh, për ndalim ose pushim të automjetit, në kundërshtim me sinjalistikën rrugore.
Policia Rrugore e Gjirokastrës do të vijojë kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër apelon për zbatimin me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor, në favor të jetës dhe shëndetit tuaj.