• Sport

Kontrata e Haaland, ja oferta e re nga City

Gjirokastra 27 Mars 2023

Erling Haland me golat e tij ka ngjallur interesimin e shumë klubeve. Te Real Madridi kanë gati planin për ta blerë, por Mançester Siti do t’i ofrojë një kontratë të re  sulmuesiy.

Mançester Siti po bëhet gati që t’i oforjë një kontratë të re bomberit Erlign Haaland. Sulmuesi norvegjez ka shkëlqyer në këtë sezon, duke shënuar 42 gola, ndërsa “qytetarët” janë në rrugë të mbarë për të fituar një trofe në këtë sezon. Aftësia e 22 vjeçarit për të shënuar gola ka ngjallur interesin e Real Madridit, që ka si objektiv ta bëjë një “Los Blankos” në vetrën e 2024.

Sipas tabloidit britanik “The Sun”, në fund të sezonit, drejtuesit e Sitit do të ulen me fubollistin dhe përfaqësuesit e tij për të finalizuar një marrëveshje të re, e cila do ta bëjë norvegjezin lotjarin më të paguar në Premier Liges, me të ardhura 570 mijë euro në javë.

Kotnrata e Haland me “Qytetarët” zgajt deri në verën e 2027, por synimi i klubit anglez është që të nënshkruajë deri në 2028, pasi e konsdieron norvegjezin si një aset me mjaft vlerë. Aktualisht bomber paguhet 425 mijë euro në javë, po aq sa edhe shoku i ekipii Kevin De Bryjne, si edhe portieri i United, David de Gea. Oferta e re bëhet me qëllim që të mbajë larg të gjitha klubet e interesuara për Haaland.