Konsulli Saharidhis ka vlerësuar programacionin e këtij insitucioni mediatik, i cili ka të përfshirë në të edhe emisione televizive dhe radiofonike në gjuhën greke. Sipas tij, këto programacione ndihmojnë në njohjen dhe bashkëpunimin ndërkufitar të dy popujve tanë.
Drejtori i Rtsh Gjirokastra Engjëll Serjani ,teksa ka vlerësuar interesin individual te konsullit Saharidhis për forcimin e bashkëpunimeve mes insitucionit që ai drejton dhe Konsullatës Greke në Gjirokastër ka kërkuar shtrirjen më të gjerë të kësaj marrëdhënie dy palëshe.
Konsulli Saharidhis gjatë vizitës së tij në Rtsh Gjirokastra ka parë nga afër edhe ambjetet ku realizohen dy emisionet në gjuhën greke kushtuar minoritetit grek ai televiziv “60 minuta me greket “, i gazetarit Kristaq Xha, dhe radiofonik “Festa e traditës” nga bashkëpuntori Dhimitër Qiqi