• Gjirokastër

Konstituohet këshilli i ri bashkiak i Gjirokastrës,betohet kryebashkiaku Flamur Golemi

Gjirokastra 16 Qershor 2023

Këshilli i ri i Bashkisë Gjirokastër ka zhvilluar mbledhjen e parë të tij ku kanë marrë mandatet 31 këshilltarë, nga të cilët 21 i përkasin PS, 5 i përkasin BF, 2 prej tyre PD dhe nga një anëtar partia Socialdemokrate, Partia Republikane dhe Aleanca Arbnore Kombëtare.
Pas anëtarëve të këshillit bashkiak është betuar edhe kreu i bashkisë Flamur Golemi
Golemi u shpreh se betimi i sotëm është privilegj i detyrës dhe që do të punojë për të gjithë komunitetin gjirokastrit.
Të pranishëm në konstituimin e Këshillit Bashkiak Gjirokastër kanë qenë edhe ministrja e mjedisit dhe turizmit njëherazi deputetja e qarkut Mirela Kumbaro e cila u prononcua për këtë proces.
Anëtarët e këshillit zgjodhën kryetaren Merita Isaraj,nënkryetarët Manjola Shehaj dhe Viron Peta. Ndërkaq u zgjodhën dhe këshilltarët përfaqësues për në këshillin e qarkut që janë Lindita Rova,Gentian llogo,sokol Feruni dhe Armand Hilaj.