Në bashkinë e Memaliajt është zhvilluar sot konstituimi i këshillit të ri bashkiak, betimi i kryetarit të ri të bashkisë zotit Albert Malajt përfaqësues i Koalicionit të djathtë “Bashkë Fitojmë”, zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarit të këshillit bashkiak dhe zgjedhja e një prej këshilltarëve për të hyrë në Këshillin e ri të Qarkut të Gjirokastrës.
Në bazë të rezultateve të zgjedhjeve vendore të 14 majit, Këshillit Bashkiak të Memaliajt përbëhet nga 15 antarë, 3 të koalicionit “Bashkë Fitojmë “, 7 të Partisë Socialiste, 2 të Partisë Demokratike dhe nga 1 përfaqësues subjekteve në këtë garë Partia Agrare, Demokracia Sociale dhe Social Demokrate. Të pranishëm gjatë këtij mbledhjes së konstituimit në Memaliaj ishin edhe përfaqësues të pushtetit qëndror dhe vendor, ministria e mjedisit Mirela Kumbaro, Prefekti i qarkut të Gjirokastrës Odise Kote dhe përfaqësues të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.
Më tej komisioni i verifikimit të mandatëve procedoi me konfirmimin e mandateve të këshilltarëve, ndërkohë që komisioni i zgjedhjes së drejtuesve të rinj, kryetarit dhe nënkryetarit të këshillit bashkiak vijoi me procedurat e propozimeve dhe votimeve.
Pas numërimit të votave për dy kandidatët Erion Sinanaj i PS dhe Aristotel Malkaj i Kualicionit për Fitore, kryetar i këshillit bashkiak të memaliajt u zgjodh socialisti Erion Sinanaj. me 9 vota oro, 5 kundër dhe një votë të pavlefshme. Nënkryetar i këshillit u zgjodh Petrit Lumani dhe anatar I Këshillit të Qarkut të Gjirokastrës u zgjodh Edmonda Harizi, të dy përfaqësues të grupit të majtë të këshillëtarëve.
Mes duartrokitjeve të qytetarëve të pranishëm kryetari i deritanishëm Gjolek Guçi dorëzoi shiritin kuq e zi kryetarit të ri të kësaj bashkie të dalë fitues në zgjedhjet e 14 majit, zotit Albert Malajt përfaqësues i Koalicionit të djathtë “Bashkë Fitojmë”