• Tepelenë

Konstituohet këshilli bashkiak i Tepelenës,ribetohet për mandatin e katërt Tërmet Peçi

Gjirokastra 21 Qershor 2023

Këshilli i ri i Bashkisë Tepelenë ka zhvilluar mbledhjen e parë të tij ku kanë marrë mandatet 15 këshilltarët, nga të cilët 11 i përkasin PS dhe nga një anëtar koalicioni Bashkë Fitojmë,Partia Demokratike,Partia Republikane dhe ajo Socialdemokrate.
Pas anëtarëve të këshillit bashkiak është ribetuar edhe kreu i bashkisë për të katërtin mandat radhazi Tërmet Peçi i cili u shpreh në fjalën e tij përshëndetëse se ky betim është privilegj i detyrës dhe që do të punojë për të vijuar punët në dobi të Tepelenës.
Ministrja e turizmit dhe mjedisit njëherazi dhe deputetja e qarkut Mirela Kumbaro përshëndeti të pranishmit me këtë rast
Anëtarët e këshillit bashkiak zgjodhën kryetarin Arben Gumeni,nënkryetarët Vladimir Bakiaj dhe Mjaftoni Zëraj.Ndërkaq u zgjodh dhe përfaqësuesi për në këshillin e qarkut i cili është Dino Selimi.

Gazetar: Vangjel Shumeli