• Sarande

Konstituohet këshilli bashkiak i Finiqit,betohet kryetari Romeo Çakuli

Gjirokastra 26 Qershor 2023

Këshilli i ri i Bashkisë Finiq ka zhvilluar mbledhjen e parë të tij ku kanë marrë mandatet 21 këshilltarët, nga të cilët 7 i përkasin PS,nga 5 anëtarë anëtar koalicioni Bashkë Fitojmë dhe Partia minoriteti etnik grek për të ardhmen Mega,2 anëtarë Partia Demokratike dhe nga një anëtar Partia Socialdemokrate dhe ajo Demokracia Sociale.
Pas anëtarëve të këshillit bashkiak është betuar kreu i bashkisë Romeo Çakuli i cili u shpreh në fjalën e tij përshëndetëse se do të vijojë punën për çdo projekt që do jetë në favor të komunitetit.
Me këtë rast përshëndeti deputeti i zonës Niko Kuri duke uruar suksese kreut të ri të bashkisë si dhe anëtarëve të këshillit bashkiak Finiq.
Me këtë rast përshëndeti dhe ish kreu i bashkisë Kristaq Kiço duke shprehur se do të jetë në krah të zotit Çakuli në çdo nismë që do ndërmarrë ai.
Anëtarët e këshillit votuan për kreun zotin Thoma Kallojeri dhe nënkryetaret Valentina Milori dhe Maria Papa.