Sipërfaqet me agrume e kultura bujqësore sa vijnë e rriten në Konispol, madje merren toka në përrdorim, nga bashkia fqinjë e Finiqit. Të dhënat flasin se afro 95% të tokës e zëne agrumet , me 800 ha protokalle, manderina e limonë, më pas ulliri me 400 ha por kohët e fundit po aplikohet dhe mbjellja e pemëve të tjera drufrutorë siç janë shegët me 70 ha, arra 40 ha dhe kivi 7 ha. Investirotrët janë kryesisht vendas, por nuk mungojnë dhe të huajt .Kreu i bashkisë Shuaip Beqiri, thotë se po ndiqen politika favorizuese ,që nxisin banorët të mbjellin e punojnë token. Këto politika mbështet në tre shtylla kryesore. Por nuk mjafton vetëm të prodhohet dhe prodhimi të mbetet stok , ose të shitet nën kosto. Qeveria lokale e qëndrore po aplikojnë dhe politika të mirëstudiuara të konjukturave të tregut, të paradalimit të konkurrencës së pandershme , apo vërshimit të prodhimeve të improtit, që rrënojnë apo failemtojnë prodhuesit vendor. Tashmë kjo politikë nxitëse, shihet përtej Konispolit, dhe Shqipërisë, ku synohen starndarte europiane dhe tregjet e lira rajonale për prodhimet e këtushme.
