Vazhdon puna me ritme të përshpejtuara për përfundimin e tre projekteve që po zbatohen në kompleksin e gjimnazit “Asim Zeneli”. I pari shkon për rikonstruksionin e godinës së shkollës “Drita”, i dyti për rehabilitimin e palestrës dhe i treti për rikonstruksionin e ambientit që ka funksionuar si bazë prodhuese . Këto investime që po kryhen me fonde të bashkisë, qeverisë shqiptare dhe donatorëve të tjerë vlerësohen të dobishme nga drejtoresha e gjimnazit Alma Shehu, jo vetem se këto godina do të vendosen në shëebim të nxënësve dhe mësuesve por edhe komunitetit.
“Gjimnazi në pjesën e jashtme të tij zien nga zhurma e punimeve. Është në vazhdën e rikonstruksionit të projektit i cili ka që në 2018 që ka filluar. Është loti i tretë që po zbatohet. Në 2018-2019, pas përpjekjeve dhe marrëveshjeve të ndryshme që ne si shkollë kemi mundësuar me institucionet përkatëse të asaj kohe Ministrinë e Kulturës, Ministrinë e Arsimit dhe bashkinë, është rikonstruktuar gjimnazi,të cilin e inaguruam në shtator të 2019, dhe për fat të mirë të të gjithëve sot kemi një godinë funksionale me parametra bashkëkohorë. Kishte ardhur momenti tashmë që kësaj godine për mirëfunksionim të procesit mësimor në të gjitha aspektet t’i bashkohej edhe pjesa e palestrës. Për hir të së vërtetës nxënësit ishin jashtë kushteve standarte për të zhvilluar orët e edukimit fizik, por mos harrojmë që kemi edhe shumë aktivitete të cilat zhvillohen në atë ambient. Tashmë jemi në fazën përfundimtare, pasi pritet që të përfundojnë punimet brenda majit. Po të shohim nga krahu tjetër nga ambientet e ish shkollës Drita, edhe aty po punohet paralelisht për zbatimin e këtij projekti për t’i dhënë një pamje të këndshme , jo atë pamje që nuk nderon jo vetëm shkollën, por edhe çka i ofrohet turistëve.” – thotë drejtoresha, Alma Shehu.
Shkolla “Drita” është projektuar të kthehet në një qendër multifunksionale, ndërsa ish punishtja në galeri arti. Shkolla “Drita” është projektuar të kthehet në një qendër multifunksionale, ndërsa ish punishtja në galeri arti.