• Dropull

Kliton Beqari dhe “dashuria” e tij për tokën

Ledja Fili 17 Mars 2023

Teksa ecim nëpër fshatrat minoritar,  vëmendjen na e tërheqin uturimat e makinerive bujqësore  dhe parcelat e mëdha të mbjella me drithëra buke. Harta bujqësore e  Shqipërisë  e lënë   djerrë ndër dekada, me bujq e specialistë të shëndërruar në argatë në tokat e huja,  këtu ka ngjyrën e gjelbërt.

Klinton Beqari nga Nepravishta është në pikun e mbledhjes së prodhimit dhe atë e gjejmë në ngastrën me misër.   

Klintoni si rrallë kush,  e hodhi vështrimin nga sektori i bujqësisë, duke marrë toka me qira në zonën e Dropullit. Në Nepravishtën e tij, mundësitë për sipërfaqe të mëdha toke janë të pakta ,ndërsa ai këtu ka 500 hektarë të terë të mbjellë më drithëra buke. Rruga në këtë biznes  dukej e pamundur,  por ai arriti që të sfidojë kohën dhe mentalitetin, paragjykimet për ish – koperativat dhe punët e rënda në fshat,  e t’i japë jetë tokës, duke ngritur modelin  e një biznesi të suksesshëm në sektorin e bujqësisë.  

 Vetëm pak vite më parë ky sektor, ishte jashtë çdo vemendje si nga iniciativat private , por dhe nga shteti. Investitori thotë se ka një reflektim dhe vëmendje nga qeveria e vendore, përsa i përket investimeve , sidomos në kanalet vaditëse dhe në subvencione dhe impute bujqësore . Përveçëse biznes më përfitime,familja Beqari, ka tashmë dhe specialistët dhe mekaneritë bujqësore, me të cilat kryen volumin kryesor të punimeve, pasi punonjësit e bujqësisë mungojnë. Vazhdimësia e këtij biznesi  në këtë familje, duket e sugurtë.