• Lajme nga bota

Kinë, rrëshqitja e dheut në një minierë vret 19 minatorë

Gjirokastra 05 Qershor 2023

Të paktën 19 punëtorë miniere kanë humbur jëtën pas një rrëshqitje dheu që ra mbi banesën e qëndrimit të tyre në jugperëndim të Kinës.

Fatkeqësia goditi një rreth malor rural të qarkut Leshan të provincës Sichuan, ku shirat kanë rënë vazhdimisht prej javësh.

Më shumë se 180 njerëz u mobilizuan për të ndihmuar në gjetjen e atyre që ishin varrosur nën rrënojat.

Të vrarët ishin të gjithë me sa duket punëtorë të kompanisë minerare Jinkaiyuan, sipas AP News.

Me klimën e saj të lagësht dhe me shi, Kina jugperëndimore është e prirur ndaj rrëshqitjeve të dheut, veçanërisht në zonat ku ka pasur zhvendosje në shkallë të gjerë të tokës për shkak të bujqësisë, shpyllëzimit, projekteve inxhinierike dhe operacioneve minerare.