• Lajme nga bota

Kina publikon rregullat e reja për shërbimet gjeneruese të AI

Gjirokastra 15 Korrik 2023

Kina ka publikuar rregulla të reja për inteligjencën artificiale gjeneruese (AI), duke u bërë një nga vendet e para në botë që rregullon shërbimet e njohura si ChatGPT.

Administrata e Hapësirës Kibernetike e Kinës, mbikëqyrësi më i lartë i internetit  në këtë shtet, zbuloi një sërë udhëzimesh që do të hyjnë në fuqi këtë të shtunë.

Rregullat do të zbatohen vetëm për shërbimet që janë të disponueshme për publikun e gjerë në Kinë, ndërsa prej tyre do të përjashtohen teknologjitë që zhvillohen në institucione kërkimore ose që janë të destinuara për përdoruesit jashtë shtetit.

Në dokumenitn e publikuar thuhet se Kina “inkurajon përdorimin inovativ të AI në të gjitha industritë dhe fushat” dhe mbështet zhvillimin e çipave, softuerëve, veglave, fuqisë kompjuterike dhe burimeve të të dhënave “të sigurta dhe të besueshme”.

Rregullat e reja që duket se janë më buta sesa ishte paralajmëruar vjen pasi javën e kaluar, rregullatorët kinezë gjobitën gjigantin fintech Ant Group pak më pak se 1 miliard dollarë.

Shumë prej tyre – duke përfshirë Alibaba (BABA), Baidu (BIDU) dhe JD.com (JD) – janë tani në procesin e lançimit të versioneve të tyre të chatbot-eve të AI.

Gazetar: A.Mata