Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka rrëzuar kërkesën e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për rrëzimin e rezultatit të zgjedhjeve vendore të 14 majit në Bashkinë e Kamëz. Në mbledhjen e kësaj të mërkure (7 qershor), KAS vendosi me shumicë votash rrëzimin e kërkesës së koalicionit, pas rinumërimit elektronik të votave, por që nuk ndryshuan rezultatin.
Kandidati socialist, Rakip Suli mbetet fitues, duke mundur në garën elektorale të 14 majit kandidatin e “Bashkë Fitojmë” Arjan Hoxha.
“Bashkë Fitojmë” kërkoi rrëzimin e rezultatit të votimit në Kamëz, duke pretenduar se rezultati ka qenë i paravendosur nëpërmjet pajisjeve elektronike ku u krye votimi. Po ashtu ata kërkuan edhe ekzaminimin e pajisjeve me ekspertë të huaj.