• Gjirokastër

KËNGËTARIT TË MIRËNJOHUR GREK KONSTANDINOS ARGJIROS I AKORDOHET NË GJIROKASTËR “ÇELËSI I QYTETIT”

Gjirokastra 15 Gusht 2023

Këngëtari i mirënjohur grek Konstandinos Argjiros në fundjavë ka dhënë një koncert në qytetin e Gjirokastës. Koncerti është organizuar në kalanë e gurtë duke tërhequr spektatorë të shumtë ndërsa pjesëmarrës kanë qenë edhe turistët që vizitojnë këto ditë Gjirokastrën. Gjatë një ceremonie zyrtare kryetari i Bashkisë Flamur Golemi i ka dorëzuar këngëtarit të mirënjohur në mënyrë simbolike Çelësin e Qytetit.
Mes të tjerash kryebashkiaku Golemi vlerësoi koncertin e organizuar në Gjirokastër duke e cilësuar kengëtarin ambasador të Gjirokastres dhe Shqiperisë në botë.
Këngëtari pas marrjes së çelësit u shpreh:
” E vlerësoj shumë këtë veprim për këtë qytet historik.Ishte një nga koncertet më të mira që kam bërë ndonjëherë në një nga vendet më të bukura në kala. Dashurinë e njerëzve nuk kam fjalë për ta përshkruar më dhanë zemrën e tyre dhe unë sa herë që do mundem do të jap zemren time në Gjirokastër.”

Gjatë kësaj fundjave në Gjirokastër u zhvilluan aktivitete të shumta kulturore të cilat tërhoqën edhe turistët vendas dhe të huaj.