Sot kolegji i 27 komisionerëve europianë miraton paketën e zgjerimit, së bashku me raportet e progresit për secilin nga 10 nga shtetet e përfshira në procesin e integrimit.
Raportet do të miratohen për 6 shtetet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, Shqipëri, Kosovë, Serbi, Maqedoni e Veriut, Mal i Zi e Bosnje e Hercegovinë, por edhe për Moldavinë, Gjeorgjinë e Ukrainën. Raport Progresi ende hartohet edhe për Turqinë, shtet që formalisht ka statusin e vendit kandidat të BE. Pritet që Komisioni Evropian të rekomandojë nisjen e negociatave të anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë dhe të rekomandojë dhënien e statutit të vendit kandidat për Gjeorgjinë.
Përpjekjet për të arritur pajtim që edhe për Bosnje e Hercegovinën që të rekomandohet nisja e negociatave ka hasur në kundërshtime gjatë takimit të së martës, ku paraprakisht duhet të bihet dakord për tekstin final, para se ai të miratohet.
Për çështjen e Bosnjes pritet të bëhen përpjekjet e fundit nga komisionerët në takimin e sotëm. Në lidhje me procesin e zgjerimit, Komisioni Evropian bën vlerësime dhe jep rekomandime, ndërkaq vendimet zyrtare miratohen në Këshillin Europian nga liderët e vendeve anëtare që vendosin me unanimitet. miratimit në kolegjin e komisionarëve, paketën e zgjerimit do ta prezantojë para gazetarëve presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ndërsa para deputetëve të Parlamentit Evropian e prezanton komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varheli.