• Gjirokastër

Karnavalet në Gjirokastër, maskat e kostumet shumëngjyrëshe pushtojnë qytetin

Ledja Fili 17 Mars 2023

Personazhet e dashur të filmave vizatimorë kanë pushtuar sot pazarin karakteristik të Gjirokastrës.

Kjo është atmosfera e krijuar sot në qendrën historike ku nxënësit e shkollave 9 vjeçare, pas rrugëtimit të tyre në 5 rrugët që të çojnë  në qafën e pazarit, u mblodhën në paradën e karnavaleve.

Kostumet e maskat shumëngjyrëshe, muzika e numrat artistikë të performuar nga vetë fëmijët i dhanë jetë sot pazarit.

Është edicioni i tretë i karnavaleve që organizohen nga bashkia Gjirokastër në bashkëpunim me Zyrën Vendore Arsimore, një event ,ky, që nuk do t’i mungojë qytetit të gurtë edhe në të ardhmen.