• Lajme nga bota

Kanada/ Autobusi përplaset me kamionin, humbin jetën 15 persona, plagosen 10 të tjerë

Gjirokastra 16 Qershor 2023

Pesëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën dhe 10 të tjerë janë plagosur si pasojë e përplasjes së një autobusi me një kamion me rimorkio në Kanada.

Oficeri i Policisë kanadeze, Rob Hill ka bërë me dije se autobusi po transportonte 25 persona, shumica e të cilëve ishin të moshuar nga qyteti perëndimor i Manitobës, Dauphin, në momentin që është përplasur me kamionin, dhe më pas është përmbysur dhe është përfshirë nga flakët. Drejtuesit e dy automjeteve janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ngjarja e rëndë u shënua në kryqëzimin e autostradës Trans-Canada dhe Autostradës 5 në Carberry, rreth 105 milje në perëndim të kryeqytetit të Manitobës, Winnipeg.

Teksa autobusi po kalonte korsinë për në lindje në autostradën Trans-Canada, u përplas nga kamioni me drejtim për në lindje. Policia ende nuk ka konfirmuar se cili prej mjeteve kishte të drejtë kalimi.