• Gjirokastër

KALAJA E ARGJIROSË, ATRAKSIONI MË I VIZITUAR NË NIVEL VENDI

Gjirokastra 16 Nëntor 2023

Gjatë muajit tetor të këtij viti Kalaja e Argjirosë u vizitua nga 18683 turistë vendas dhe të huaj dhe krahasuar me vitin e kaluar ky fluks është shtuar me 4600 vizitorë.Sipas kreut të drejtorisë rajonale të trashëgimisë kulturore Ardis Duka Kalaja e Argjirosë është tashmë në atraksionin më të vizituar në nivel vendi.
Duka ndërkaq në fjalën e tij shton se për muajin Nëntor priten të zhvillohen aktivitete në kuadër të festave të pavarësisë dhe çlirimit duke sjellë kështu dhe tërheqjen e sa më tepër vizitorëve
Kalaja e Gjirokastrës aktualisht është vizituar nga 215000 turistë gjatë këtij viti.