• Tepelenë

Kalaja e Ali Pashës në Porto Palermo,ndërtuar për dashuri dhe përdorur për luftë

Gjirokastra 28 Gusht 2023

Kalaja e Porto Palermos është kthyer tashmë në një monument kulture dhe atraksion turistik.Ajo u ndërtua nga vetë Ali Pasha, si një dhuratë për një nga gratë e tij, të cilën sipas historianëve të kohës, Pashai i Janinës e kishte shumë përzemër.
Bukuria dhe madhështia e kësaj kalaje ka zënë vend në shumë libra kushtuar Ali Pashës.
Mirëmbajtësi i kalasë Aleksandër Dhrami ka dhënë detaje në lidhje me Kalanë, duke thënë se kjo Kala me 12 dhoma, është përdorur në Luftën e Dytë Botërore dhe në kohën e komunizmit.Dhrami është shprehur se numri i vizitorëve në këtë sezon krahasuar me vitin e kaluar është shtuar me 52%.
Kjo kala është vlerësuar nga vizitorët si një vend interesant që mbart shumë histori.
Kalaja e Porto Palermos ndodhet në gjirin me të njëjtin emër, në brigjet e detit Jon. Kalaja është një nga sarajet e shumta të Ali Pashë Tepelenës, të cilën ai e ka ndërtuar në një pikë shumë strategjike.