Sekuestrohen 808 kartëmonedha dhe monedha koleksioni. Procedohet penalisht 57-vjeçari që tentoi t’i trafikonte në Greqi. Shërbimet e PKK Kakavijë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, bazuar dhe në analizën e riskut, goditën një rast të tentativës për trafikim të veprave të artit dhe kulturës. Shërbimet e Policisë, në dalje të RSh-së, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në çantën e shtetasit Q. H., gjetën dhe sekuestruan 223 kartëmonedha dhe 585 monedha koleksioni, të cilat nuk i kishte deklaruar sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Gjirokastër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Q. H., 57 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës”.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
- Gjirokastër
Kakavijë/Kontrolle të shtuara nga Policia Kufitare, për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare.

Gjirokastër
Më shumë
- Gjirokastër
Lugina e Drinos dhe Trashëgimia Religjoze / Bukuria që “fshihet” në Dr...

- Gjirokastër
Projekti për mbrojtjen e tokave bujqësore nga erozioni në brigjet e Dr...

- Gjirokastër
Shkolla gjuhësore “Pandeli Sotiri” këtë vit mësimor ka pri...

- Gjirokastër