• Gjirokastër

Java Europiane e Levizshmërisë / Hashtori: bashkia Gjirokastër prej vitesh synon ndërgjegjësimin e qytetarëve që kufizojnë levizjen me automjete

Gjirokastra 22 Shtator 2023

Në kuader të Javës Europiane të Lëvizshmërise Bashkia Gjirokastër me Njësine e Integrimit Evropian kanë organizuar një aktivitet, sa edukativ për të vegjlit e qytetit, aq edhe sensibilizues për moshat madhore, se si te përdorim më pak automjete.
Të vegjlit shprehen se është më e shëndetshme të lëvizim me këmbë dhe biçikletë.

Ndërkaq përgjegjësja e njësisë së integrimit pranë bashkisë Gjirokastër Megi Hashtori u bën apel te gjithë qytetarëve që të shmangin sa më shumë përdorimin e automjeteve për një shëndet të mirë dhe një ambient sa më të pastër.

Bashkia Gjirokastër prej vitesh ka ndërmarrë nisma të tilla të cilat synojnë ndërgjegjësimin e qytetarëve, në mënyrë që të përdorin sa më pak mjetet që ndotin mjedisin dhe të përdorin transporte të tjera alternative, duke ecur apo pedaluar më shumë.