Javët Ndërkombëtare të Kulturës, nismë e ndërmarrë nga qeveria shqiptare po krijojnë çdo vit hapësira të reja njohjeje e komunikimi me vendet e me kulturat e tjera.Këtë të diel Gjirokastra u kthye në kryeqëndrën e kulturës italiane , duke mirëpritur jo vetëm diplomatët italianë por edhe figura të artit dhe kulturës shqiptare që rritjen e tyre profesionale ja dedikojnë shtetit Italian.Për më shumë se 3 orë publiku gjirokastrit dhe trupa diplomatike italiane në vendin tonë ndoqën aktivitetet e organizuara nga Konsullata Italiane e Nderit në Gjirokastër në partneritet me bashkinë dhe universitetin “Eqrem Çabej”. Këto aktivitete për njohjen e kulturës italine ,sipas Konuslles së Përgjithme Italiane në Vlorë Iva Palmieri, ndikojnë në forcimin e bashkëpunimit dypalësh,që shqipëria dhe italia ka në gjithë këto vite.
Kryetari i bashkisë së Gjirokastrës Flamur Golemi tha se ndaj shtetit Italian jemi falenderues, jo vetëm për këto organizime,por edhe në projektet financuese që kanë realizuar në gjithë këto vite në qytetin e Gjirokastrës.
Gjatë këtij aktiviteti pjesëmarrësit kanë vlerësuar bashkëpunimin me shtetin Italian edhe në fushën akademike dhe ekonomike të Gjirokastrës.
Nuk kishte sit ë mungonte në këtë aktivitet edhe Muzika e tij plot emocion dhe ngjyra .Virtuozi i violinës Olen Cesari, mbajti të mbërthyer publikun gjirokastrit me krijimtarinë e disa prej emrave më të medhënj të kompozitorëve italian.
Pjesë e këtij aktiviteti u bë edhe dokumantari kushtuar ndërtimeve italiane të viteve 900 i titulluar “Çatitë e kuqe, në qytetin e gurtë”.