Ushtria izraelite ka nisur një operacion masiv ushtarak në kampin Jenin në veri të Bregut Perëndimor të pushtuar.
Operacioni filloi me sulme të shumta me dron. Videot e publikuara në mediat sociale treguan tym që ngrihej nga një bllok banimi.
Ministria palestineze e Shëndetësisë u shpreh se të paktën 3 palestinezë kishin humbur jetën dhe me shume se 20 të tjerë ishin plagosur gjatë operacionit të ndërmarrë nga izraelitet, sipas BBC.
Forcat e mbrojtjes së izraelit u shprehën se po godisnin infrastrukturë terroriste në zonën e Jenin. “Nuk mund të rrimë pa bërë gjë ndërsa terroristët vijojnë të dëmtojnë civilët duke përdorur kampin e Jenin si vend për t’u fshehur”, u shprehën ato forca, duke shtuar se “kampi në fjalë ishte bastion terrorist”.
Batalioni i një grupim ushtarak që përfshin persona të armatosur nga grupet palestineze Fatah, Hamas dhe xhihadi islamik u shpreh se forcat e tij “do të luftonin kundër pushtuesve, duke iu referuar izraelitëve, deri në frymën dhe plumbin e fundit”.