Të paktën tre palestinezë kanë humbur jetën dhe rreth 31 të tjerë janë plagosur si pasojë e përplasjve mes forcave izraelite dhe militatnëve palestinezë në qytetin Jenin në bregun e pushtuar perëndimore.
Brigada Jenin, një grup militant me bazë në vend, tha se luftëtarët e saj kishin qëlluar në një helikopter izraelit, duke e detyruar atë të tërhiqej, dhe tha se ata kishin arritur të imobilizonin automjetet ushtarake izraelite me armë zjarri dhe prita, sipas CNN.
IDF (Forcat e Mbrojtjes të Izraelit) dhe Policia Kufitare thanë se po kryenin një operacion për të arrestuar dy të dyshuar të kërkuar në Jenin, kur “ndodhi një shkëmbim masiv zjarri”.
Ata u sulmuan me armë zjarri dhe hodhën mjete shpërthyese dhe u përgjigjën me zjarr të drejtpërdrejtë, duke goditur njerëzit, tha IDF.
Kjo është hera e parë që nga revolta madhore palestineze e vitit 2005 që helikopterë izraelitë hapin zjarr për evakuimin e trupave të tyre, mes të cilëve edhe 7 të plagosur.
Duke reaguar për ngjarjen, kryeministri palestinez, Mohammad Shtayyeh dënoi heshtjen ndërkombëtare dhe standardet e dyfishta siç u shpreh ai ndaj operacionit izraelit në Jenin.