Të paktën 14 persona janë plagosur rëndë si pasojë e një sulmi pranë Tel Avivit në Izrael. Sipas mediave lokale, ata u plagosën në një sulm të dyshuar mes përplasjeve me makinë dhe me thikë.
Sipas policisë izraelite, ngjarja e rëndë po hetohet ndërsa i bëjnë thirrje publikut të ndjekin udhëzimet e policisë.
“Pas një incidenti të rëndë të shpalosur në Raanana, forcat e policisë janë në vendngjarje dhe rrethanat po hetohen. I bëhet thirrje publikut të qëndrojë vigjilent dhe të ndjekë udhëzimet e policisë”, shkroi Policia e Izraelit në një postim në X.