• Gjirokastër

Isopolifonia tek të rinjtë,Grupi “Nektari” shembull për përcjelljen e kësaj tradite

Gjirokastra 07 Korrik 2023

Risia që i dha akoma më shumë vlerë festivalit folklorik kombëtar duke e bërë më tërheqëse për spektatorët e shumtë që e ndoqën për një javë rresht ishte pjesëmarrja e lartë e grupeve me të rinjtë.Por diçka që dalloi në këtë event madhështor ishte transmetimi i polifonisë tek gjeneratat e reja.Një ndër t’a ishte grupi “Nektari i polifonisë” që dha një performancë fantastike duke ngrohur atmosferën e të pranishmëve në skenën magjike të festivalit.Ky grup është i përberë nga të rinj me origjinë nga Këlcyra,Gjirokastra,Tepelena që jetojnë,studiojnë dhe punojnë në Tiranë dhe është themeluar para 2 vjetësh.Një nga pjestarët e saj dhe njëherazi përgjegjësi i grupit Mihal Kaçi rrëfen për ecurinë e tij duke pohuar dhe emocionet e interpretimit në të tilla evente që ishin të mëdha.
Këngëtari Kaçi tregon se ruajtja e përcjellja e traditës është e rëndësishme për vazhdimësinë e vlerave të folklorit duke shtuar ndërkaq se transmetimi i tyre ndër breza është mision i shenjtë për grupin që drejton.